Derbi i “Madonninës” foli për Interin dhe Milano vishet për ndeshjen e pestë radhazi zikaltër, kjo edhe falë performancës së Mkhitaryan. Në “San Siro”, për javën e katërt në Serie A, Interi mundi 5-1 Milanin në derbin e qytetit dhe kryeson i vetëm kampionatin. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Interin në derbi, duke thyer edhe rekordin në përballjet mes “kushërinjve”.
Ndeshja nisi shpejt me gol, teksa Mkhitaryan shënoi pas vetëm pesë minutave lojë për Interin. Në të 38 minutë ishte Thuram që me supergol i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë ishte Leao që shënoi për Milanin, ndërsa Mkhitaryan gjeti të tretin për Interin. Në minutën e 79 ishte Calhanoglu që shënoi për 4-1, ndërsa në fund Frattesi pas asistit të Mkhitaryan shënoi për rezultatin final 5-1. Dhjetë minuta në fund edhe për Asllanin, që mori vendin e Calhanoglu.
Pas javës së katërt, Interi me 12 pikë kryeson Serinë A, ndërsa Milan zbret në vendin e tretë me nëntë pikë.