16 shtatori ka bërë bashkë drejtuesit lokalë të kryeqytetit të cilët përkujtuan 81-vjetorin e Konferencës së Pezës.
“Ka një rëndësi të veçantë për të gjithë ne shqiptarët, se shënon ditën kur Peza u kthye në qendrën e unifikimit, të bashkimit të të gjithë forcave dhe faktorëve politikë të asaj kohe në Shqipëri”, tha nënkryetari i Bashkisë Andi Seferi.
“Axhendën politike të ditës e vendosën të luftonin të gjithë së bashku të keqen më të madhe të kohës, nazifashizmin dhe forcat e errëta që qytetërimi ynë kishte provuar ndonjëherë”, tha deputeti Toni Gogu.
Tashmë traditë ndër vite, bashkia e Tiranës organizon “Peza N’Fest23” me lojëra sportive për fëmijë, aktivitete si dhe një koncert festiv për të gjitha grupmoshat.
Ndërsa pjesëmarrje të veçantë pritet të ketë banda e ushtrisë dhe muzika e Dj-ve të njohur, që do të krijojnë atmosferë të paharrueshme.