Gjendja shëndetësore e liderit historik të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano është stabël. Dy ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale për t’i lehtësuar frymëmarrjen, burime spitalore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Nanos është përmirësuar dhe parametrat jetësorë të ish-kryeministrit socialist janë të qëndrueshme se ditët më parë. Ish-kryeministri është i shtruar në spital prej 11 ditësh.
Për t’i lehtësuar furnizimin me oksigjen, mjekët i kanë bërë hapje kirurgjikale të trakesë ku kanë vendosur një tub plastik në fyt. Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.
Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ish kryeministri ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë. Teksa lideri historik i PS-së po kalon ditë të vështira në spital, ai u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.