Në New York ku ndodhet në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pasi Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurisë në OKB, kryeministri Edi Rama ka takuar ministrin e Jashtëm britanik James Cleverly.
Kreu i qeverisë shqiptare ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Igli Hasani si dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB-së, Ferit Hoxha.
‘Me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly’- shkruan Rama pa dhënë detaje, teksa ka shpërndarë edhe disa foto nga takimi mes tyre.
Emigrantët shqiptarë të cilët nisen drejt Britanisë së Madhe me gomone shkaktuan debat në distancë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Kreu i qeverisë, shqiptare Edi Rama, zhvilloi për herë të parë një vizitë zyrtare në Downing Street për këtë çështe, ku u takua me kryeministrin britanik Rishi Sunak.
Shqipëria e mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022. Vendi ynë u zgjodh anëtarë e përkohshme e institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në glob me votë thuajse unanime nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat i cili filloi në janarin e vitit 2022 dhe përfundon në fund të 2023.