Kryeministri Edi Rama ka njoftuar marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Siç bën me dije kreu i qeverisë në rrjete sociale, kjo marrëveshje hyn në fuqi me datë 1 Tetor.

Rama thekson gjithashtu se së shpejti pritet dhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë. Një ditë më parë, Rama, gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani, theksoi se ka marrë premtimin se marrëveshja mes dy vendeve për pensionet do të finalizohet së shpejti.