Të paktën pesë persona mbetën të plagosur nga sulmet ruse në rajonin jugor Zaporizhzhia të Ukrainës.
Lajmi është konfirmuat nga Yurii Malashko, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Zaporizhzhia të Ukrainës. Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se raketat ruse goditën fshatin Matviivka midis orës 10:06 dhe 10:20 të mëngjesit me orën lokale.
Zaporizhzhia është kthyer një nga fushëbetejat më të përgjakura kohët e fundit në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse.