Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur sot Këshillin Kombëtar.

Në fokus ishte zgjedhja e strukturave drejtuese të partisë.

Në këtë kuadër, Basha ka bërë këto propozime:

Enkelejd Alibeaj do të zëvendësojë Gazmend Bardhin në postin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.

Xhemal Bushati propozohet për kryetar të Këshillit Kombëtar, ish kandidati i PD-së në garën për Shkodrën në zgjedhjet e pjesshme të vitit të kaluar.

Nënkryetarë propozohen;

Flutura Açka

Kreshnik Çollaku

Orjola Pampuri

Roland Bejko

Jemin Gjana kryetari i Komisionit Zgjedhor.