Rusia tha se e konsideron Armeninë si aleaten e saj. Kremlini është në komunikim të vazhdueshëm me udhëheqësit e tij, por kundërshton përpjekjet e Jerevanit për të fajësuar Moskën për situatën në Nagorno-Karabakh.
Deklaratat në fjalë për Armeninë dhe Nagorno-Karabakh janë bërë nga përfaqësuesi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Rusia do të përpiqet për të garantuar respektimin e të drejtave të armenëve në Karabakh”, tha Dmitry Peskov.