Tirana do të mirëpresë më 22 shtator “SANREMO GIOVANI”, një projekt muzikor i cili udhëton në mbarë botën dhe ka zgjedhur kryeqytetin shqiptar si destinacionin e parë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e këtij spektakli në sheshin “Italia”.
“Mirëpresim këtë 22 shtator SANREMO GIOVANI. – Një projekt muzikor i cili udhëton në mbarë botën dhe ka zgjedhur TIRANËN si destinacionin e parë. Ky koncert MADHËSHTOR vjen me pjesëmarrjen e plot artistëve të rinj italianë si edhe yjet e muzikës shqiptare Marsela Çibukaj, MC Kresha dhe Lyrical Son”, thekson Veliaj.