Vendi ynë do ta përjetojë sot ditën e parë të vjeshtës me rënie temperaturash dhe reshje shiu.
Orët e para të mëngjesit do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku në zonat veriperëndimore do të gjenerojnë reshje shiu.
Më pas Orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin, duke sjellë dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu ku më të theksuara do të mbeten në zonat Veriperëndimore. Ndërsa gjatë natës vonë pritet që reshjet të pësojnë dobësim të ndjeshëm, megjithatë zonat veriore dhe veriperëndimore do të vijojnë me reshje të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.