Drejtues të Komisariatit të Rrëshenit janë shkarkuar pas vrasjes së Martin Bardhit.

Mësohet se është shkarkuar shefi i krimeve, drejtuesi i komisariatit si edhe Shefi i Rendit.

Në krye të Komisariatit Rrëshen është emëruar Klodian Kondi, Zëvendës Drejtor për Hetimin në Drejtorinë e Policisë Lezhë është emëruar Gentjan Berberi dhe Zëvendës Drejtor për Rendin është emëruar Altin Mena.