Kryeministri Edi Rama i bashkohet thirrjes së SHBA për shtensionim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me maturi.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, shkruan Rama në rrjetin social, X.