Trajneri i Kombëtares, Sylvihno ka pasur disa takime me lojtarët kuqezinj. Braziliani, së bashku me Zabalëtën dhe Dorival Junior kanë qenë në Varshavë dhe në Londër për të takuar Ernest Muçin dhe Armando Brojën.
Tekniku kuqezi dhe ndihmësit e tij kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me stafin teknik të Chelsea-t të udhëhequr nga Pochettino dhe stafi mjekësor i klubit anglez, që ka qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me stafin tonë për të informuar në lidhje me lojtarin. Broja u dëmtua në dhjetor të vitit të kaluar gjatë një ndeshje miqësore dhe ka 9 muaj që nuk luan, teksa rikuperimi po ecën shumë mirë.
Ata e kanë inkurajuar Brojën që të rikthehet sa më shpejt në gjendjen e tij më të mirë dhe e kanë garantuar se do të jenë gjithmonë pranë tij për t’i dhënë mbështjen e duhur në këtë moment delikat për të. Gjithashtu, ata urojnë që lojtari të rikthehet sa më shpejt dhe të marrë minuta pas gjithë këtyre muajve të vështirë që ka kaluar.
Po ashtu, stafi kuqezi ka parë nga afër shkëlqimin e Ernest Muçin. Sulmuesi kuqezi shënoi dopietë në ndeshjen e grupeve në Conference League, me Legian e tij që fitoi 3-2 kundër Aston Villas. Pas ndeshjes, Muçi dhe stafi i Kombëtares darkuan së bashku, me futbollistin që mori komplimenta për paraqitjen.