Sipas njohësve të çështjeve të sigurisë, thanë se grupi i personave të armatosur të cilët vranë policin kosovar, Afrim Bunjaku, nuk ishin strukturë spontane, por të organizuar dhe të parapërgatitur mirë.

Avni Islami, profesor i shkencave të sigurisë në Prishtinë, tha se “formacioni imiton grupin mercenar rus, Wagner”, ndërsa Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se ai nuk ka mundur të veprojë “pa dijen e autoriteteve të Serbisë”.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ditën e djeshme tha se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan.

Sipas Sveçlës, autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi.

Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi bënë përgjegjës serbët e Kosovës.