Tensionet në veri të Kosovës kanë qënë shkak për një sërë reagimesh të personazheve të politikës. Avokat Spartak Ngjela ka shpërthyer me tone ofensive ndaj Serbisë për provokimet në Kosovë. Duke folur në një intervistë, ai tha se Vuçiç do ketë fatin e Millosheviçit.
Sipas Ngjelës, serbët po bëjë sjellje ordinere, teksa u shpreh se është anormale që Serbia pretendon të gjykojë ata që sulmuan Kosovën. Sipas tij, gjykimi duhet bërë vetëm në Kosovë.
“Gjithë kohën që kam ndjekur politikën dhe historinë e Kosovës në funksion të Serbisë kam parë që ata janë kalamaj agresivë. Nuk kanë ndërgjegje politike. Si do merremi me atë. Ky është hajvanllëk. Ne i themi një gjendje e mjerë mendore.
Ata sulmuesit, ata që bënë agresionin do i gjykojnë këta në gjykatat që varen nga Vuçiç. E kuptoni ku jemi. Ai shtet është, prandja po bëjnë kërdinë. Ata janë hajvanë fare. Ku dinë gjë ata. Asgjë nuk bëjnë dot.
Donin Veriun dhe ranë brenda. Në vend të japë dorëheqjen, Vuçiç bën nga këto budallallëqe. Unë e kam thënë që Vuçiç do përfundojë si Millosheviçi pikërisht për këtë që ka bërë”, tha ai.