Shqipëria lë përsëri gjurmë në sitet dhe mediat ndërkombëtare për bukuritë natyrore dhe opsionet për të pushuar.Në një analizë të bërë së fundmi “The Travel” e rendit Shqipërinë si një ndër 10 destinacionet fantastike sidomos për pushime në cift.
Ndërsa udhëtimet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta në shumë vende të botës, entuziastët e udhëtimeve kërkojnë gjithnjë e më shumë opsione fantastike, por të përballueshme.
Ndërsa ndalet te Ksamili, The travel e quan atë një perlë të fshehur përgjatë rivierës shqiptare, një destinacion i shkëlqyer pushimet me buxhet të përballueshëm për ciftet që kërkojnë diell, det dhe relaks. Ndërsa hotelet më të lira kushtojnë 22 dollarë nata.
“Kjo parajsë bregdetare mburret me plazhet e saj të paeksploruara, ujërat e pastër Kristal dhe atmosferën e qetë që tërheq adhuruesit e udhëtimeve.Atraksionet kryesore këtu janë edhe Ishujt mahnitës të Ksamilit”, vijon artikulli.
Ksamili vlerësohet edhe për restorantet e tij, që ofrojnë ushqime tradicionale dhe deti. Turizmi shqiptar ka johur një boom të vërtet këtë vit,ndërsa shumë media ndërkombëtare I kanë bërë jehonë bukurive të natyrës shqiptare.