MotoGP është në Çmimin e Madh të Spanjës në Katalonjë. Kampioni në fuqi i botës dhe njëherazi udhëheqësi i këtij sezoni, Francisco Bagnaia ka parë tmerr me sy në pistë. Qysh në xhiron e parë piloti është goditur nga një motor KTM dhe për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën, bëjnë me dije mediet evropiane.
Pas përplasjes së disa motorëve, pilotët u rrëzuan në pistë, çka bëri që konkurrentët pas tyre të mos shmangnin dot më të keqen, nisur edhe nga shpejtësia e lartë. Siç njoftojnë nga Spanja, Bagnaia i ka shpëtuar më të keqes, teksa mund t’i ketë të dyja këmbët e thyera.
Menjëherë kampioni i botës ka marrë ndihmën mjekësore dhe është nisur për në spital, teksa duket se ka mbyllur sezonin që e udhëhiqte me 251 pikë, duke qenë pretendent për titullin e dytë radhazi.
Pas aksidentit u ngrit flamuri i kuq dhe gara u ndërpre.