Bizhuteritë minimaliste kanë qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë, meqenëse bizhuteritë e mëdha, prej kohësh mbetën paksa në hije. Por emrat e njohur të modës kanë nisur të propozojnë bixhuteritë “flluska”.
“Bubble jewellery” vijnë si propozime unike me rruaza të llojeve të ndryshme – ato me ngjyra të forta të verës, në sezonin e ri vijnë më të sofistikuara.
Pavarësisht nëse jeni duke e kërkuar këtë trend për një arratisje vjeshte në plazh (me shumë ngjyra) apo nëse e zgjidhni ta mbani duke hyrë dhe dalë nga zyra, “flluskat” do t’ju bëjnë menjëherë të dukeni unike.
Mënyra e preferuar për të zgjedhur trendin e bizhuterive të tilla në sezonin vjeshtë-dimër është ajo prej argjendi ose ari.
Nëse jeni të lodhura nga gjerdanët e trashë që kemi parë sezonet e fundit, kjo duket si një pamje shumë e freskët.
Trendi i bizhuterive me “flluska” tërhoqi vëmendjen për herë të parë rreth një vit më parë në shfaqjen e “Bottega Veneta S/S 23”. U desh pak kohë për të rritur ritmin, por tani, duket se po shkon përpara në shumë marka që po e propozojnë.