Veç suvenireve, blejnë edhe produktet bio
Pushimet nuk quhen të mbyllura për një turist pa bërë dhe traditën e fundit, blerjen e një suveniri. Janë të huajt ata, që pasi kanë zbuluar natyrën dhe historinë e Shqipërisë, marrin me vete një simbol të saj për ta ruajtur si kujtim nga udhëtimi i tyre.
Në Pazarin e Ri, janë të shtumtë ata që ndalen dhe zgjedhin mes shumë prodhimeve të ndryshme së çfarë të marrin me vete. Tregtarët rrëfejnë se çfarë janë shitur dhe pëlqyer më shumë.
Por veç suvenireve, shumë të huaj zgjedhin edhe produkte bio.
Të shumtë janë emigrantët shqiptarë që pasi i kalojnë pushimet në atdheun e tyre duan të marrin diçka të veçantë me vete përpara largimit.
Për artizanët, ky vit ka qenë më i miri, sa i takon shitjeve të produkteve të tyre tradicionale.