Maks Vershtapen nuk njeh rivalë dhe për ta bërë edhe më të qartë këtë, sot ka shkruar historinë në pistën e Monza në Itali, atë që cilësohet si “shtëpia” e Ferrarit. Piloti holandez u bë i pari i të gjitha kohëve që fiton 10 gara radhazi në një kampionat, duke vendosur diktatin e plotë me makinën Red Bull.
Verstapen nisej pas krahëve të ferraristit Sainz, por priti momentin e duhur dhe në xhiron e 15 e parakaloi. Më pas, nuk kishte histori, pasi holandezi u shkëput dhe fitoi i qetë, duke lënë që lufta të bëhej pas krahëve të tij për vendet e tjera në podium.
Sainz rezistoi sa mundi, por pastaj u dorëzua para makinës tjetër Red Bull të Perez, i cili mori vendin e dytë. Spanjolli mund të ngushëllohet me faktin që ka përsëri pas Lëklerk, me të cilin zhvilloi një duel spektakolar në xhirot e fundit.
Vendi i pestë dhe i gjashtë u shkuan makinave Mercedes të Rasëll dhe Hemilton, ndërsa Albon, Norris, Alonso dhe Botas mbyllën zonën e pikëve.