Nga Parku Arkeologjik i Shkodrës te Muzeu Etnografik i Krujës, bashkë me Kalanë e Gjirokastrës apo Parkun Kombëtar të Apollonisë, më shumë se 458 mijë të huaj dhe shqiptarë vizituan sitet kulturore në vend në harkun e muajve janar-korrik.

Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se në raport me vitin e shkuar numri i vizitorëve është rritur me gati 50 për qind.

Kalaja e Gjirokastrës rezulton si më e vizituara në janar-korrik, nga gati 87 mijë vetë, ndjekur nga, Parku arkeologjik Shkodër, ai Kombëtar i Butrintit dhe Muzeu Etnografik Krujë. Më shumë turistë dhe vendas kanë tërhequr edhe Muzeu Historik Kombëtar Tiranë, ai Ikonografik Onufri, Parku Kombëtar Apolloni dhe Amfiteatri i Durrësit.
“Shqipëria po shitet. Është paketuar nga agjencitë dhe tani po thith të huaj. Ka grupe turistësh që kanë ardhur për plazh dhe pas informacioneve të marra kanë vizituar edhe sitet kulturore.”

“Dikur ka qenë një slogan, “Shqipëria për t’u zbuluar” apo “Sekreti i fundit”. Dikur Tirana ishte e panjohur për të huajt, por promocioni ka bërë që shumë të huaj të joshen nga ajo që Tirana ofron.

Ekspertët e turizmit vlerësojnë se çmimet e biletat në sitet kulturore janë normale për të huaj, por jo edhe aq për shqiptarët. Ata sugjerojnë rishikim të tyre me qëllim thithjen e sa më shumë vizitorëve.