Një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.8 ballë tronditi Marokun të premten e kaluar. Por pak para katastrofës që shkaktoi më shumë se 2800 viktima, në qiell u shfaqen disa drita të çuditshme.
Fenomeni është i njohur për studimin, por deri më tani shkaku është i paqartë.
“Njerëzit gjithmonë kanë pyetur veten për këto drita,” tha për New York Times Karen Daniels, një fizikant në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut. “Është ende mister, pasi ende nuk ka asnjë zbulim shkencor. Ekziston një hipotezë se këto drita janë vëzhguar rastësisht para tërmeteve, por që nuk ka asnjë lidhje ndërmjet tyre. Sipas një studimi të bërë në vitin 2014, ka 65 raporte të dritave që janë shfaqur para tërmeteve.’- thotë Karen Daniels.
Dritat shfaqen shumë lart ose poshtë në qiell dhe vezullojnë për pak kohë si rrufeja ose qëndrojnë për pak minuta.
Një regjistrim mjaft i qartë vjen nga Meksika dhe është bërë përpara një tërmeti me magnitudë shtatë ballë në shkallën Rihter në vitin 2021.
Fizikani Karen Daniel mendon se është e mundur që dritat të mos kenë asnjë lidhje me ngjarjet tektonike.