Një 34-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Tiranës pasi kryer disa vjedhje në disa farmaci në kryeqytet.

Klaudjan Xhemali banues në Tiranë prezantohej në farmaci si punonjës i depove farmaceutike.

‘2 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:

– Më datë 21.08.2023 dhe më datë 22.08.2023, ka vjedhur produkte të ndryshme, në dy farmaci, në Tiranë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.