Për kë nuk është regjistruar ende në shkollë për vitin e ri 2023-2024, Ministria e Arsimit ka dhënë sot një tjetër mundësi.
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar njoftoi këtë të shtunë shtyrjen e afatit të regjistrimit të nxënësve për vitin e ri shkollor, deri më datën 4 shtator.
“Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.
Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.” Thuhet në njoftimin shpërndarë mediave.