Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë Shqipërinë më 4 shtator. Mediat vendase kanë zbardhur axhendën e plotë, ku me ftesë të Begajt, Osmani do të jetë për herë të parë në Tiranë q ëpas anulimit të mbledhjes së dy qeverive.

Sipas axhendës, është parashikuar që Osamni përveç takimit me Begajn, të zhvillojë edhe një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Po ashtu, presidentja e Kosovës, do të vizitojë Durrësin dhe Beratin, ku pritet që të marrë nga kryebashkiaku Ervin Demo Titullin ‘’Patron i Kalasë’’.

Më poshtë gjeni agjendën e plotë të vizitës së Osmanit në Shqipëri

4 shtator

Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ora 10.15-10.40 – Takim tete-a-tete midis Sh.T.Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 10.40-11.30 – Bisedimet dypalëshe midis dy delegacioneve të kryesuara nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës;

Ora 11.40-12.05 – Konferencë për shtyp dhe pyetje-përgjigje

(Shënim: Deklaratat e dy Presidentëve – nga dy pyetje nga gazetaret për secilin President)

Ora 12.30-12.45 – Takimi tête-à-tête midis Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 12.45-13.00 – Takim midis dy delegacioneve te kryesuara nga Sh.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 14:35-15:20 – Takim midis Kryetares së Kuvendit, SH.S.Znj. Lindita Nikolla dhe Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu.