Një zbulim antik në Izrael i ka lënë arkeologët dhe autoritetet pa fjalë!
Arkeologët e Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit thanë se kanë zbuluar dy instalime misterioze të kanaleve që datojnë rreth 2800 vjet më parë në Parkun Kombëtar të qytetit të Davidit.
Në ndihmë të arkeologëve ka shkuar dhe ekipi mjeko-ligjor për të mbledhur çdo të dhënë. Sipas arkeologëve fillimisht u vunë re disa shkallë të gdhendura në shkëmb e më pas 30 metra më tutje në majë të një shkëmbi u gjet një seri kanalesh unike.
Drejtuesi i studimit Yiftah Shalev thotë se nuk ishte parë kurrë më parë një strukturë e tillë në Izrael dhe bashkë me ekipin e tij nuk dinin si ta cilësonin.
Gjërat u komplikuan më shumë kur u zbuluan dhe 7 tuba kullimi dhe 5 kanale të tjera, të cilat thuhet se i përkasin periudhës së fund shekullit të nëntë p.e.s.
Shalev thotë se këto kanale mund të datojnë që nga koha e Judës.
Megjithëse arsyeja pse mund të jenë ndërtuar ka ende paqartësi, ekspertët kanë disa ide.
“Meqenëse kanalet nuk të çojnë në një pellg të madh kullimi dhe drejtimi i rrjedhës së tyre ndryshon, atëherë ato nuk janë përdorur për të thithur lagështirën”, thotë Shalev.
Sipas këtij të fundit, kanalet mund të jenë përdorur për prodhimin e lirit ose mbajtjen e produkteve që mund të prisheshin nga dielli.