Rihanna dhe A$AP Rocky kanë zbuluar emrin e veçantë të djalit të tyre të dytë, një muaj pas lindjes së tij. Ata kanë zgjedhur ta pagëzojnë djalin e tyre si Riot Rose Mayers, siç raporton The Blast.

Emri Riot mund të jetë i frymëzuar nga publikimi i fundit muzikor i A$AP, ‘Riot’.

Sipas certifikatës së lindjes të zbuluar nga media, Riot erdhi në jetë më 1 gusht 2023, në Spitalin Cedar Sinai në Los Angeles, në orën 7:41 të mëngjesit.

Duke i qëndruar besnik traditës së tyre të emrit, çifti zgjodhi edhe një herë një emër që fillon me shkronjën “R”. Rikujtojmë se fëmija i tyre i parë quhet RZA Athelston Mayers.

Koha se kur çifti do të vendosë të ndajë fotot e të porsalindurit të tyre mbetet e paqartë. Ndoshta duhet të presim për muaj me radhë, pasi Rihanna i ndau fotografitë e para të RZA shtatë muaj pas lindjes së tij.

Sipas revistës People, Rihanna tani ndjen se familja e saj është ‘e kompletuar’ dhe nuk ka plane për fëmijë të tjerë.