“Uff, dorëzohem”: Michael Jordan ka thënë që nëse ju pengon një mur i lartë, nuk duhet të ndalni rrugëtimin, por të gjeni një mënyrë për të kapërcyer atë. Pikërisht njerëzit e suksesshëm ndjekin këtë parim në jetë.
“Hë se do ta bëj më vonë këtë gjë”: Nëse shpreheni kështu, do të thotë se ju nuk planifikoni mirë kohën. Një njeri i suksesshëm arrin t’i organizojë gjërat dhe t’i ndajë ato sipas prioriteteve.
“Jam i kënaqur”: Një CEO i suksesshëm vendos përherë standarde të larta. Madje edhe kur i përmush ato, synon të arrijë të tjera nivele në karrierën e tij. Pra, nuk duhet të kënaqeni me pak.
“S’e kam unë fajin”: Një drejtues i zoti i merr përsipër gjithë përgjegjësitë dhe kjo ndodh edhe në rast të një situate të dështuar. Po, kështu ata frymëzojnë gjithë ekipin e tyre.
“Ç’më duhet mua! Unë nuk kam për të qenë kurrë lider”: Nëse nuk beson ti tek vetja, më thuaj kush do ta bëjë? Unë?!
“S’kam asnjë ide të re”: E dimë që është mjaftueshëm e lehtë për të thënë që nuk keni ide të reja, por ç’rëndësi ka kjo. Një lider e di shumë mirë si, kur dhe pse duhet të ketë ide të tjera, të padëgjuara më parë.