Ilir Meta është shfaqur publikisht, pas aludimeve për ditë të tëra se ishte arratisur nga Shqipëria.

Ai ka mbajtur një konferencë, por jo për të folur për “arratinë”.

Meta ka folur për inceneratorët.

Ai ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është arkitekti i skemave të zhvatjes me tre inceneratorët.