Betejën me SPAK që e ka vënë në hetim për korrupsion, Sali Berisha që deri më tani ka refuzuar gjykatën, tha qartë se nuk do ta bëjë i vetëm, por duket se do të përdorë si mburojë ata që e mbështesin. Berisha mblodhi kryesinë dhe e mobilizoi për një aksion që nuk përjashton edhe skenarin e protestave, pasi sipas tij SPAK nuk ka goditur atë personalisht, por programin politik të opozitës.

“Kjo situatë kërkon përgjigje, do shpërndahemi në një takim me bazën. Me këtë thirrje. Do fillojmë betejën. Parlamentarët e kanë filluar betejën, do qëndrojnë aty deri në rikthimin e të drejtave të plota të tyre”, tha Berisha.