Ministri I Brendshëm Taulant Balla ishte sot në spitalin e Vlorës për të takuar 29 vjeçaren viktimë e marrëdhënies seksuale me dhunë dhe nxitjes së përdorimit të lëndëve narkotike. Në një prononcim për median Balla tha se kultura e pandëshkuesshërisë së dhunës me bazë gjinore do të marrë fund.
“Duhet të bëhemi bashkë se vajza mund të ishte motra jote ose e imja. Dhuna me bazë gjinore nuk është e re por është krijuar një kulturë pandëshkueshmërie që do të marrë fund. Jam këtu për të mbështetur këtë vajzë që ka rënë pre e kësaj dhune. Një vajzë që vjen nga zonat rurale dhe ka ardhur në Vlorë për të ndihmuar veten e vet” tha Balla.