Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Bogdanoviç, në një reagim në rrjetin social “X”, ka thënë se Shërbim Sekret i Serbisë i komanduar nga Aleksandër Vulin është duke përgatitur një “sulm” të përgjakshëm në veri të Kosovës.

Sipas tij ky konflikt do të ndodh brenda komunitetit serb të Kosovës në veri të vendit.

“Kam informacione se BIA me urdhër të Aleksandër Vulinit po përgatit konflikte të përgjakshme brenda komunitetit serb në veri të Kosovës”, ka thënë Bogdanoviç.

Më tej ai ka thënë se ky konflikt do të jetë në dobi të Listës Serbe.

“Qëllimi do të jetë për të forcuar Listën Serbe, para zgjedhjeve të ardhshme lokale!”, ka përfunduar ai.

Edhe pas sulmit ne Banjskë u akuzua se pas tij qëndronte shërbimi sekret serb dhe ushtria e saj, e cila kishte armatosur me armë të kalibrave të ndryshëm grupin e terroristëve që sulmoi policinë e Kosovës.