Britney Spears po shijon në maksimum lirinë e saj dhe është kujdesur që të rregullojë jetën dhe të ribashkohet me miqtë e saj.
Ylli i popit jetoi nën kujdestarinë e detyrueshme të babait të saj për 13 vjet, por tani është e lirë të jetojë jetën e saj si të dojë.
Pak para publikimit të librit për jetën e saj, Britney Spears u takua me dy miq të saj të mirë, për të diskutuar muzikën, por edhe planet e reja profesionale.
Ylli i pop-it shfaqej në foto me Maluman dhe J Balvin. Ndonëse nuk e bëri publike takimin e tyre, ka qenë Maluma ai që ka postuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram.
Në të, dy meshkujt pozojnë me këngëtaren, e cila ka përqafuar J. Balvin, i cili buzëqesh para kamerës.