*Top Channel* -Cana telefonon live Edi Ramën: I rash padashje/ Kryeministri: Thash se u kujtove të pyesësh si kam qenë..

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i ftuar në “Më Lër të Flas”, telefonoi live kryeministrin Edi Rama.

Kjo ishte një sfidë që futbollisti duhej të realizonte, dhe t’i thotë që i ra padashje në telefon.
Biseda telefonike:

Rama: Alo
Cana: Kryeministër, më fal se i rash padashje.
Rama: Ou, thash se u kujtove njëherë të thuash ore si ke qenë, a je gjallë a s’je gjallë?
Donaldi: Jemi live zoti kryeministër, të përshëndesim.
Cana: Jam me Donaldin dhe Romeon ne telefon dhe isha duke zgjedhur disa gogla dhe nga ato që të bien aty duhet ti bësh. Të mora u përgjigje, ti e mbylle punën tënde jashtëzakonisht mirë.
Rama: Kjo do dali në emision?
Cana: Absolutisht po. E vërtetove që nuk të kërkoj ndere, ti nuk me kërkon ndere dhe jemi me plot respekt njëri tjetrit.
Rama: Ti ma more nderin pa ma kërkuar, sepse nuk telefonove me thënë si je.
Cana. Kur ma japin një sfidë dhe e jap fjalën që e bëj, jam i detyruar ta bëj.
Rama: Bashkë me ata të lodhurit e Vlorës aty.
Donaldi: Loriku, me Donaldin po flet, nuk të kërkon ndere as s’ka kërkesa për ty.
Rama: Nuk ka nevojë ta saktësosh se njësoj jeni ju. Shqyyr që njëri u martua të paktën.
Donaldi: Faleminderit, jeni i ftuar në dasëm. Duam të bëjmë një ftesë tani për emision live.
Rama: Ti martohu njëherë pastaj flasim.
Donali: Nuk po ju mbajmë më gjatë se e dimë që keni shumë punë.
Rama: Nuk janë të gjithë papunë si ti me Lorikun.