Procesi i anketimit për regjistrimin e popullcisë dhe banesave është shtyrë deri në 15 nëntor.
Gazetarja e ABC News, Erblina Mile raporton censi do duhej të përfundonte në 15 tetor, por u vendos që ky proces të shtyhej.
Kjo për faktin se në 3% të zonave në vende, nuk përfunduar i gjithë procesi i mbledhjes së informacionit.
“Sapo ka përfunduar konferencën drejtoresha e INSTAT, kur na ndajnë edhe pak ditë nga procesi i anketimit që ishte parashikuar që të përfundonte në 30 tetor. Drejtoresha deklaroi se ky afat do të shtyhet deri në 15 nëntor, pasi në 3% të zonave në territorin e Republikës së Shqipërisë, nuk është përfunduar i gjithë procesi i mbledhjes së informacionit. Kryesisht, shtyrja është për disa zona të cilat janë prekur nga tërmeti dhe kanë pasur zhvillime të reja në insfrastrukturë. Drejtoresha përmendi disa zona siç janë, Tirana, Durrësi, Fushë Kruja, por nuk përjashtohen edhe zona të largëta, ku është e vështirë shkuarja e anketuesve.
Një arsye pse është shtyrë afati, është edhe fakti që anketuesit kanë detyrimin që të shkojnë në banesat e qytetarëve, të paktën 3 herë ose më shumë për të mbledhur informacionin. Në përgjithësi, mësohet se procesi ka ecur pozitivisht”, raportoi gazetarja Mile.