Një çifti i moshuar milionerësh kanë fituar sot padinë ndaj nipit të tyre që akuzonin se kërkonte t’u vidhte shtëpinë 4 milionë paundë në Kensington, në qendrës të Londrës, duke e lënë atë dhe me një faturë ligjore prej 150,000 paundë.
Manjati i elektronikës Michael Lee dhe gruaja e tij King-Su Huang paditën Cheng-Jen Ku pasi nipi pretendonte se shtëpia luksoze ishte e tija e jo e tyre.
Çifti mbi të 70-at kishin blerë shtëpinë në emrin e Ku qe e konsideronin nipin e tyre, në vitin 2004 pasi nuk donin të bënin publike pasurinë e tyre të madhe, u tha në gjykatën e Central London Court.
40 vjeçari Ku, kishte jetuar aty fillimisht dhe më pas pretendonte se ishte i zoti i shtëpisë pasi i ishte “dhuruar” sipas traditës taivaneze, nga halla e tij e pasur.
Por gjykatësi Alan Johns dëgjoi të thuhej se më vonë ai ishte larguar nga shtëpia pasi “rregullat e hallës së tij dhe burrit të saj ishin tepër strikte”. Gjykatësi vendosi se Ku nuk mund të ishte pronar i shtëpisë dhe e la atë vetëm me faturën ligjore të gjyqit prej £150,000, shkruan Daily Mail.
Vila në zonën ekskluzive ka qenë më parë pikë panairesh panë sallës Royal Albert Hall dhe ka pasur gjithnjë fqinjë të famshëm.
Biznesmeni Lee, i cili zotëron një kompani elektronikesh prej 13 milionë paundë në Essex, është njohur me gruan e tij gjatë punës në Taivan dhe pasurinë e tij e ka kthyer në një seri pronash të patundshme. Vila është ndërtuar mes viteve 1866 e 1869 dhe ka lëndina e stalla kuajsh. Ndërsa Ku është nipi i gruas dhe më parë konsiderohej ‘fëmija i dashur i familjes’ që jetonte me çiftin kur erdhi nga Taivani. Lee tha në gjyq se kishte blerë shtëpinë në emër të nipit për £1.57milionë ndërsa tani vlerësimi për të ka arritur në £4milionë.
Ai tha: “Po përpiqet të na zgjedhë shtëpinë pasi është kthyer në një mistrec tani që është rritur”.
Gjykatësi vendosi gjithashtu se Ku duhet t’i paguajë hallës së tij faturën prej £115,000 si dhe shpenzimet e gjyqit që arrinin në £35,000.