Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, vazhdon të jetë i pandalshëm në La Liga. Edhe pse i dëmtuar në periudhën e fundit, Uzuni vjen nga stoli dhe i mjaftojnë 13 minuta lojë për të gjetur rrugën e rrjetës.
Në ndeshjen ndaj Almerias, Uzuni u aktivizua për Granadën kur rezultati ishte në shifrat 3-2 për vendasit dhe në të 86-ën arriti të barazonte shifrat në 3-3.
Padyshim ky është një sinjal pozitiv për Kombëtaren dhe trajnerin Silvinjo në prag të ndeshjes me Çekinë më 12 tetor.