Nga ky muaj rreth 687 mijë të moshuar, prej të cilëve rreth 585 mijë në zonat urbane dhe 101 mijë në ato rurale do të marrin ca para më shumë në pensionin e tyre.

Nga pak më shumë se 17 mijë lekë aktualisht, ajo që merr çdo muaj një i moshuar që jeton në qytet do të bëhet 18 mijë e 800 lekë.

Gati 1 mijë e 400 lekë më tepër do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit në zonat urbane, ndërsa ata që trajtohen me pension familjar do të përfitojnë rreth 700 lekë më tepër.

Për herë të fundit pensionet në vend u indeksuan në masën 6 për qind tetorin e vitit të shkuar.