Bora Zemani dhe Donald Veshaj prej vitesh janë në një lidhje dashurie, e cila ka treguar se i ka rezistuar shumë sfidave dhe pengesave. Mirëpo, edhe pse çifti prej vitesh jetojnë se bashku, nuk e kanë kurorëzuar ende me martesë romancën e tyre.

Së fundmi, dyshja kanë zbuluar planet e tyre, pjesë e së cilave është edhe një dasmë. Më në fund dyshja do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Këtë lajm e kanë bërë me dije burime për “Prive” të cilat shprehen se ata madje kanë nisur përgatitjet që tani.