Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë ku një 26-vjeçare është droguar dhe më pas është përdhunuar në grup, ka reaguar e ëma e saj.
Në një lidhje me emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News 24, e ëma e vajzës është shprehur se nuk e di ekzaktësisht çfarë ka ndodhur me vajzën, pasi as ajo vetë nuk e mban mend, ndërsa shton se kërkojnë që e vërteta të zbardhet.
“Siç thotë vajza, vajta te lokali për të pirë. Kishte shkuar në banjë dhe kur kishte dalë i kishin thënë pije dhe këtë gotë. Më pas tha nuk mban mend gjë. Nuk e di në çfarë vendi ka qenë dhe kush e ka çuar në spital. Ca dyshoj unë?! Ca të them? Unë dua të drejtën. Kush ka abuzuar mbi vajzën, dua të gjej të vërtetën”, tha ajo.
Më tej e ëma e 26-vjeçare ka hedhur poshtë zërat se ata janë kërcënuar, ndërsa shprehet se vajza në spital është vizituar nga familja e njërit prej djemve që akuzohet për ngjarjen.
“Jo jo, nuk kemi patur kërcënime. Po te spitali kishte vajtur e ëma e një djali kishte kërkuar ta shihte vajzën”.
Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren. Dy prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa i treti është në kërkim.
Gjithashtu policia po punon për kapjen e 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.
26-vjeçarja u gjet në rrugë pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.