Debatik Curri dhe drejtuesit e Prishtinës kanë rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin mes tyre. Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, mori drejtimin e rekordmenëve të futbollit dardan më 13 mars.
Dhe drejtoi Prishtinën gjatë 27 ndeshjeve, teksa sezonin e kaluar fitoi Kupën e Kosovës. Skuadra kryeqytetase renditet në vendin e katërt, me 13 pikë të grumbulluara në 10 javët e para.
SuperSport mëson se tekniku i ri i Prishtinës do të jetë Emmanuel Egbo. Nigeriani udhëhoqi Tiranën drejt titullit kampion në vitin 2020.
Ish-portieri qëndroi në pankinën e bardhebluve në periudhën 28 dhjetor 2019-12 nëntor 2020. Tani do të riniset nga futbolli dardan, me objektivin për të ngjitur Prishtinën aty ku e meriton.