Mundësi legjendar i WWE, Gabbi Tuft ka ndërruar gjininë e tij duke u kthyer në femër. Tuft debutoi me emrin Tyler Reks në vitin 2009 në këtë sport ndërsa sot është kthyer në një fenomen në rrjetin social TikTok.

Atëherë ai peshonte plot 127 kilogramë, me një trup muskuloz e të lakmuar nga të gjithë sportdashësit, por papritur ndryshoi gjininë e tij.

Ish-mundësi i WWE tha në deklaratën e tij të fundit se: “Mundësi 127 kilogramësh dhe bodybuilderi që të tjerët shikonin në ekran apo live në sallat e tejmbushura të këtij sporti aq shumë të dashur, kur shihej para pasqyrës ishte një tjetër person.”