Pak ditë para ndeshjes më të rëndësishme të kualifikueseve të Europianit, trajneri i Kombëtares ka shumë dilema në kokë. Bëhet fjalë në fakt për gjendjen fizike të disa futbollistëve. Teknikut i duhet të dijë se cilët prej tyre kanë formën më të mirë të mundshme për të ndërtuar jo vetëm formacionin, por edhe strategjinë për ndeshjen kundër Çekisë që do të luhet më 12 Tetor në “Air Albania”.

Këtë të dielë do të vijnë 8 lojtarët e parë nga 25 që ka thirrur tekniku brazilian. Pritet të shihet gjendja e Bares, Gjimshitit, Cikalleshit, Gjasulës dhe Ismajlit. Jo vetëm të atyre që do të luajnë këtë të dielë dhe të hënën, por stafi mjekësor i përfaqësueses do të analizojë fizikisht futbollistët pas mbërritjes në Shqipëri.

Sylvinho dëshiron që të gjithë futbollistët, edhe ata të stolit të jenë në formë të mirë, dhe të motivuar pasi synon të fitojë me Çekinë pas të bërë hapin më të rëndësishëm drejt Gjermanisë, por ambicia e teknikut shkon edhe më tej kur kërkon të fitojë edhe miqësoren me Bullgarinë që do të luhet më 17 Tetor.