Janë bërë afro dy muaj që kur Fero njoftoi se po largohet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame dhe familjes. Kjo bëri bujë të madhe në mediat shqiptare për faktin se tekstet dhe këngët e tij kanë qenë me përmbajtje eksplicite. Sidoqoftë, reperi gjilanas u kërkoi ndjekësve që të mos i dëgjojnë më projektet e tij muzikore.

Artisti shqiptar së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje. Një nga ndjekësit iu drejtua: “Dy fjalë për ata që të kanë përqeshur përkushtimit tënd në fe edhe që e ke lënë muzikën”.

“Allahu i udhëzoftë”, ka qenë përgjigja e shkurtër dhe e prerë nga Feronit Shabani (emri i vërtetë).

Ai tashmë ka ndërruar edhe emrin duke u kthyer në ‘Khattab’.