Sekreti i imunitetit të shëndetshëm janë zorrët e shëndetshme. Me afrimin e stinëve epidemike si gripi dhe Covid, mënyra më e mirë për të mbështetur sistemin tuaj imunitar është t’i kushtoni vëmendje shëndetit të zorrëve.

Pra, cili është sekreti i zorrëve të shëndetshme? Cilat ushqime janë të mira për sistemin tretës?

Specialisti Salim Balin tregon se sistemin imunitar duhet ta mendojnë si një ‘ushtri’ brenda trupit e cila është e pajisur për t’i bërë ballë sulmeve. Megjithatë, një zorrë jo e shëndetshme dhe një sistem i dobët imunitar na bëjnë të prekshëm ndaj sulmeve. Prandaj duhet të forconi shëndetin e zorrëve dhe sistemin tuaj imunitar për t’i dhënë atij mbështetjen që i nevojitet për të luftuar. Mënyra më e mirë për të mbështetur imunitetin tuaj është t’i siguroni trupit tuaj të gjitha vitaminat, mineralet dhe fitonutrientët që i nevojiten, citon artikulli.

Ja disa nga mënyrat për të fuqizuar sistemin tuaj imunitar:

Lëngu i kockave: Lëngu i kockave është në krye të listës sime si një nga ushqimet më të rëndësishme që do të riparojë zorrët tuaja. Lëngu i kockave përmban xhelatinë dhe kolagjen. Glukozamina në lëngun e kockave ndihmon në riparimin e zorrëve duke stimuluar rritjen e qelizave të reja të zorrëve.

Xhenxhefili: Xhenxhefili redukton stresin oksidativ, është një pastrues i radikalëve të lirë dhe mbështet tretjen e duhur.

Ushqimet e pasura me vitaminë C: Kivi, ananasi, luleshtrydhet dhe shumë fruta të tjera të freskëta, limoni, zarzavatet si speci i kuq dhe jeshil, rukola, majdanozi, marule dhe perime janë ndër burimet e rëndësishme të vitaminës C.

Ushqimet që përmbajnë beta-karoten: Disa ushqime të shkëlqyera beta-karoten përfshijnë zarzavate me gjethe, patatet e ëmbla, kungullin, karotat dhe kajsitë.

Zinku: Ka shumë ushqime të pasura me zink, duke përfshirë patatet e ëmbla, viç, pulë, peshk dhe çokollatë e zezë./M.K-dritare.net