Bashkia e Tiranës vijon punën për të rritur sigurinë për qytetarët në çdo aks rrugor në kryeqytet.
Së fundmi ka përfunduar puna për vijëzimin e vendkalimit të këmbësorëve në kryqëzimin e rrugës “Don Bosko”.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, duket pamja e re që ka marrë ky aks rrugor në kryeqytet
“Më shumë siguri në çdo segment rrugor. Plotësuam vijëzimin e vendkalimit të këmbësorëve tek kryqëzimi i rrugës “Don Bosko”, shkruan Bashkia e Tiranës krahas fotove.
Me përfundimin e vijëzimit në vendkalimet e këmbësorëve, ofrohet më shumë siguri si për këmbësorët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve.