Deputeti Saimir Korreshi nuk njihej teksa realizoi sfidën e radhës të kërcimit në Dacing With The Stars.

Ligjvënësi demokrat u shfaq i transformuar si “mbretin e xhunglës”, në skenë, ndërsa në fytyrë iu ishte vizatuar luani.

Ai kërceu i rrethuar nga katër balerina, teksa mbante në kokë edhe një kurorë.

“Unë mezi shita leprin, kalova tek luani. Kështu që të bëj shenjën e luanit, po e ngatërroj me maçok ndaj më mirë po e lë”, u shpreh Korreshi pas performancës, duke shtuar “ka lavazh këtu jashtë”.

Në total, ai u vlerësua nga juria me 20 pikë për performancën në sfidën e kërcimit.