Sir Bobby Charlton, futbollist legjendar i Manchester United dhe i Anglisë që arriti të fitonte Kupën e Botës në vitin 1966, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Charlton luajti 106 ndeshje me Anglinë dhe shënoi 49 gola për kombëtaren, një rekord për atë periudhë.

Gjatë 17 viteve karrierë me Manchester United ai fitoi tri herë titullin kampion, një herë Kupën e Kampionëve dhe një herë Kupën e Anglisë.

Familja Charlton publikoi një deklaratë ku tha se ai mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pa vuajtje.

Pas vdekjes së Charlton, Sir Geoff Hurst – i cili shënoi një tripletë në fitoren 4-2 të Anglisë kundër Gjermanisë në finalen e madhe në “Wembley” – është i vetmi lojtar i asaj skuadre ende gjallë.