Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka nisur këto ditë një emision të ri, të quajtur “Albano Show”.
Ai ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi në një moment ka bërë një deklaratë fyese kundrejt artistëve vëlla e motër, Alban dhe Beatrix Ramosaj.
E ndaj këtyre ofendimeve të rënda publike ka reaguar fillimisht tezja e tyre, këngëtarja e njohur popullore Albërije Hadërgjonaj.
Tani, interpretuesja e hitit “Asnjëherë” ka rishpërndarë një tjetër shkrim në rrjetin social Instagram, ku bëhet thirrje nga një faqe për llogari ligjore ndaj humoristit.
Dhe duket se Hadërgjonaj ka qenë dakord me këtë sugjerim, duke shkruar në mbishkrimin e postimi “Dhe ashtu do të ndodhi”.