Pas fjalimit të kryeministrit izraelit, në të cilin falënderoi SHBA për mbështetjen, Biden ka nisur fjalimin e tij duke folur për shpërthimin në një spital në Gaza.
Presidenti amerikan tha se Amerika do të sigurohet që Izraeli të marrë që i nevojitet për të mbrojtur veten.
“Duhet të kemi parasysh se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez”, shton ai.
“Jam thellësisht i pikëlluar dhe i indinjuar nga shpërthimi në spitalin e Gazës ditën e djeshme. Bazuar në atë që e kam parë, duket sikur është bërë nga pala tjetër, jo nga ju,” tha ai, duke iu drejtuar Netanyahut.
“Por ka shumë njerëz atje që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të kalojmë shumë gjëra.”